Live

Molliqaj me video: Albin Kurti shkeli gjithçka për pushtet

15:04 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video më deklarata të përmbledhura të kryeministrit, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë por edhe tani në pushtet.

Në këtë video janë shfaqur deklaratat e Kurti ku kritikonte e premtonte që nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë.

Molliqaj në mbishkrimin e kësja video ka shkruar se Kurti ka shkelur gjithçka për pushtet.

“Albin Kurti shkeli gjithçka për pushtet!” – ka shkruar ai.

Videoja ka mbi 5 minuta dhe janë të përmbledhura të gjitha deklarimet e Kurtit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në anë tjetër, Kurti është pajtuar me propozimin e BE-së në të cilin përfshihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruara deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këto marrëveshje është edhe Asociacioni.

VIDEO:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...