Live

Muhamet Mavraj: Dialogu me Serbinë i paparashikueshëm, kartat ende sjanë hapë

22:18 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por në fokus pati dialogun Kosovë- Serbi.

Analisti Mavraj tha se mund të ketë situate të paparashikueshme në raport me Serbinë.

“Asgjë s’ka të paparashikueshme kur e fusin Serbinë si një nga antarët e ekuacionit. Gjithmonë mund të ketë situata të paparashikueshme sidomos tani ku veç po ndjehet që është afruar një valë e re e evoluimit të cështjes së Kosovës në raport me Serbinë. Unë mendoj se është një periudhë e pushimit  aktualisht, është një periudhë e heshtjes derisa të hapen kartat e vërteta ato që do t’i dijë edhe publiku i gjerë. Por sa herë që e rimendoj këtë situatë më kthen disi pa dashje në vitet 1991-1992 kur i dikurshmi Komuniteti Evropian orvatej që të parandalonte krizën në ish-Jugosllavi dhe sa më shumë që perzihej politika e atij Komuniteti Evropian aq më keq bëheshin gjërat në teren”, tha Muhamet Mavraj.

Ndërkaq, ai analizon se politika e jashtme është njëra nga pikat më të dobëta të Bashkimit Evropian.

“Kam përshtypjen se politika e jashtme dhe e sigurisë, është njëra nga pikat më të dobëta të Bashkimit Evropian. Për fat edhe më të keq me ndërmjetësimin e situatës janë dy personazhe që vijnë nga dy shtete jo njohëse të Kosovës dhe me sa unë paragjykoj unë edhe jo dashamirëse, jo shtetet por këta dy persona, pra e kam fjalën për Borrellin si përfaqsues i lartë i BE-së per politikë të jashtme dhe sigurisë dhe z. Lajcak. Të dy vijnë nga Spanja përkatësisht Sllovakia, shtete që nuk e njohin Kosovën”.

Në çka aludon kur thotë Qelja e kartave?

“Flitet për të ashtuquajturin planin franko-gjerman dhe po ashtu flitet për ndryshim të versioneve në këtë kuptim. Ne ende nuk e dijmë cili është versioni i fundit dhe kur shpallet si version i fundit, jo publikut por palëve kur t’iu jepet nuk jam i sigurt që deri në mengjesin tjetër nuk ndryshohet edhe dicka tjetër”.

Tutje, Mavraj nga marrëveshja Kosovë-Serbi thotë se nuk pret asgjë të madhe për Kosovën.

“Çfardo që të përmban aktualisht, meqense është përjashtuar paraprakisht ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë, unë nuk pres asgjë të madhe për Kosovën. Përshakak se Kosova formalisht ngelet në atë Kushtetutë dhe për shkak se ajo që mua më intereson njohja de jure nuk do të shtrohet, ndërsa ajo për të cilën flitet, njohja defacto gjithashtu nuk do të përmendet vetëm do të nënkuptohet. Por edhe sikur të përmendet njohja defacto nuk na shpie larg dhe nuk ndryshon në realitet asnjëgjë nga realiteti i sotëm Kosovë-Serbi”, përfundoi Mavraj./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua