Live

Murati për ripërcaktimn e kufinjëve: Thaçi ka bërë mirë që e hapi këtë projekt por ka bërë gabim me mënyrën e hapjes

22:51 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Murati trego se ka qenë e habitshme reagimi i njerëzve të mediave dhe politikanëve rreth ripërcaktimit të kufinjëve.

“Për mua ka qenë e habitshme reagimi i njerëzve të mediave edhe politikanëve. Ku një pjesë e madhe e tyre kur ne kemi biseduar që nga viti 2008 e këndej nuk është se kanë qenë kundër. Ata zakonisht kanë thënë që është veshtirë në këto rrethana, nuk po lejojnë amerikanët që kjo të shtrohet, por gjithë pak a shumë një pjesë e madhe e tyre e kanë shtruar si një çështje e cila është e drejtë, është zgjidhja me e mirë sepse ne vazhdimisht do të kemi probleme me veriun dhe po ashtu ne kemi një obligim ndaj shqipëtarëve tanë në Kosovën lindore të cilët kanë qenë pjesë e të gjithave proceseve të lirisë së Kosovës. Pra kanë qenë pjesë e pandashme e atyre përpjekjeve që Kosova të lirohet, pavarësohet që Kosova të jetë e suksesshme”.

Rreth asaj kohe, Valon Murati tregon përshtypjen e tij për Hashim Thaçin, rreth përgaditjes së projektit për ripërcaktimin e kufinjëve.

“Politikanët janë për të zgjedhur probleme dhe politikanët nuk duhet t’I shohin benefitet momentale të vetat, një politikan vizionar është për të na zgjidhur probleme afatgjate. Në momentin kur zoti Thaçi doli përshtypja ime është të them që një ai nuk e ka përgadit mirë terrenin para se ta shpërfaqte, sidomos me atë komponentën politike, nëse mund ta them kështu sepse sot nuk ka kuptim kjo ndarje,  po me ato  që mund ti quajmë parti të krahut të luftës. E kishte zotin Haradinaj që e kundërshtonte shumë, ta bisedonte më shtruar këtë çështje, ta bisedonte edhe me amerikanët mendoj që është bërë një lëshim nga Hashim Thaçi sepse e ka nënqmu skenën politike, kur amerikanët i kanë thënë po të hapet kjo punë ai ka besu që nuk do të kishte rezistencë”.

Tutje ai vlerësoi se Hashim Thaçi ka bërë gabim në mënyrën se si e ka hap çështjen e kufinjëve.

“Mendoj që Thaçi ka bërë mirë që e ka hap këtë projekt por ka bërë gabim me mënyrën se si e ka hap, mendoj që një dëm të madh e ka bërë një  pjesë e PDK-së, sepse nuk e ka përkrahur Thaçin, e sidomos mediat ishin të papërpunume në shpjegimin e këtij projekti dhe pastaj ai nuk arrinte që diskursin e tij ta kishte të qartë, sidomos kur filloi të kundërshtohej”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua