Live

Murati: Qeverinë Kurti nuk dinë se për çka me e kritiku, është përfituese e gabimeve të ish-regjimeve

23:31 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Ai komentoi edhe zhvillimin politik të qeverisë Kurti, duke e kritikuar aktivitet të vogël politik.

“Qeveria Kurti për besë problemin kryesor e kam që aq pak ka punuar sa që nuk  dinë edhe qka me kritiku. Kritika kryesore duhet duhet të bëhet për mos punën që po e bënë Qeveria e që do të kishte qenë mirë me punu më shumë në mënyrë që ta kritikojmë për punën. i ka shumë të kufizuara produktet”, tha Valon Murati.

“Ti vendos kritere, kryej punë. Nëse ish regimi ka bërë probleme, nëse ish regjimi ka dhënë tendere në mënyrë jo të duhur ti vendosi gjitha rregullat por ti këto kompani i ke, ti nuk mundësh ta shkatërrosh ekonomin, vec pse ke mendimin se ato kompani janë me dike”.

Tutje, Murati analizoi Qeverinë Kurti në raport me Serbinë.

“Problemi kryesor është që kryeministri me shkelqy në raportin me Serbinë edhe pse vazhdimisht  ka thënë që atë e kam prioritet të 6 dhe 7, por ai në politike e njohim ne,  ka mbijetu duke u marrë me Serbinë, dmth bazën kryesore të veprimtarisë të përpjekjeve e ka diskursin që e ka pasë në raport me bisedime në raport me marrëveshjet. Mbi to ai është ngriyt dhe sigurisht në dy palë zgjedhjet e fundit ka pasë edhe agjenda të tjera në luftën me korrupsionin por baza e tij është ajo dhe me ato njihet”.

Ndërkaq ai vazhdoi duke pohuar se dialogu është duke u zhvilluar në mënyrë të gabuar që nga viti 2011 e deri më sot.

“Si Lëvizje për Bashkim ne nuk i kemi hallet vetëm me këtë qeveri, kj qeveri dhe ky kryeministër është përfitues kryesor  i atyre gabimeve dhe ka ardhë në pushtet duke thënë që nuk do ti përsëris ato gabime por ne nuk po shohim ndonjë vizion të tij se si do ti përmirsoj ato gabime. Ne kemi thënë vazhdimisht që nga viti 2011 kur kanë filluar bisedimet me Serbinë që është gabim që ne të kemi bisedime teknike me serbinë, ne duhet të kemi bisedime politike, na kanë përqesh edhe partitëedhe mediat dhe kanë thënë shiko ju pasi që jeni për bashkim ju si duket që kosova është projekt I pakryem dhe po thuani që me bisedu politikisht”.

Ai e vlerësoi gabim çasjen në dialog me Serbinë sepse ai konsideron që kjo çështje duhet të shtrohet me të drejta të barabarta për serbët e veriut dhe shqiptarët në Serbi.

“Me Serbinë nuk duhet të bisedojmë me Serbinë vetëm për cështje të Kosovës por duhet ta shtrojmë edhe cështjen e shqiptarëve në pjesën lindore. Ta shtrojmë me cështjen e të drejtave të barabarta, cka po kerkohet për serbët në veri të kërkohet edhe për shqiptarët në lindje”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua