Live

Neni 7, Selmanaj: Skenari i Kishës Ortodokse serbe do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit

19:19 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar paragrafin 2 të nënit 7 të marrëveshjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se për çfarë zyrtarizimi po flitet, për çfarë statusi të Kishës, eksterritorialitet?

Ai ka thënë se me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.

Postimi i tij i plotë:

Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh:

“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Për çfarë zyrtarizimi po flasim?

Për çfarë statusi të Kishës?

Eksterritorialitet?!!!

Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...