Klan Kosova raporton se kompania “Pastrimi” ka shtrenjtuar pagesën për largimin e mbeturinave.
Mediumi në fjalë raporton se nga gjysma e këtij viti, fatura do të shtrenjtohet nga 4 euro e 70 cent në 6 euro e 50 cent, për muaj.
Një gjë e tillë, siç thuhet, është kërkuar edhe nga ndërmarrja “Pastrimi”. Të paktën, kështu ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu.
Musliu ka bërë të ditur se deri në fund të muajit mars, pritet të përmbyllet planifikimi i fazës së analizës financiare, dhe më pas do të kalojë në rendin e ditës në seancën e Kuvendit Komunal.
Megjithatë, raportohet se qytetarët nuk e kanë pritur mirë shtrenjtimin e këtij shërbimi, për të cilin, ende nuk është marrë vendim.