Live

Ngacmimet ndaj regjistrueseve, ASK-ja: Nuk është lajmëruar ndonjë rast te ne

10:32 / 07 Maj 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka thënë që nuk ka pranuar ndonjë raportim të regjistrueseve të popullsisë për ngacmim ndaj tyre nga ndonjë qytetar.

“Nuk kemi zyrtarisht ndonjë rast që është lajmëruar te ne”, ka thënë Kastrati a u përket ngacmimeve që regjistruesit mund t’i kenë bërë ndaj qytetarëve

“Ne zyrtarisht nuk kemi marrë me protokoll diçka në fushën e tillë”.

Kastrati foli edhe për masat që janë paraparë për ta parandaluar një ndodhi të tillë të ngacmimeve apo sulmeve potenciale ndaj regjistrueseve.

“Gjatë trajnimit ka pasur një trajnim specifik dhe të gjithë trajnuesit e kanë bërë te regjistruesit”.

Është tregu mënyra kur e sheh të rrezikshme për me hy në një ekonomi familjare, mos me hy vetëm, mund ta thirrë mbikëqyrësin ,mund të ketë përcjellje nga një i afërt, motër, vëlla, burrë apo çfarëdo tjetër. Ato janë trajnuar për këtë nivel”.

Shpërndaje në

U Kopjua