Live

Një 22-vjeçar shqiptar theret me thikë në një klub të natës në Greqi

11:38 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një 22-vjeçar është therur me thikë në orët e mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur në jashtë një klubi të natës në Artemisa, shkruan Abcnews.al.

I riu shqiptar kishte pasur përleshje me tre persona, kur papritur njëri nga ta e kishte nxjerr thikën dhe e kishte therur.

Ndërkohë autorët me veturën e tyre kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima i ka ndjekur ata me veturë, deri në një kryqëzim ku edhe e ka humbur kontrollin duke u përplasur me një farmaci.

Sipas mediave greke, 22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po heton për arrestimin e tre autorëve, shkruan Abcnews.al.

Shpërndaje në

U Kopjua