Live

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, Escobar nesër takohet me kryeministrin dhe presidenten

10:59 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, do të vijë nesër në Kosovë.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar pritet që gjatë vizitës së nesërme të takoj krerët e institucioneve shtetërore në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Takimi do të mbahet të premten”,deklaroi Kryeziu.

Përpos takimit Kurti-Escobar, ky i fundit do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Këto takime vinë një ditë para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi Kurti-Vuçiq për dallim nga herat e kaluara, kësaj radhe zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriu

Shpërndaje në

U Kopjua