Në një intervistë të pazakontë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton deklaroi se një pjesë të fajit për luftën që ka nisur në Ukrainë tashmë prej më shumë se 400 ditësh, është posaçërisht i tij.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pranon se ka bërë një gabim shumë të madh kur ndërhyri në vitin 1994 për të detyruar Ukrainën që të herë dorë nga arsenali i saj bërthamor.
Sipas Klinton, gjithçka u bë në një marrëveshje mirëbesimi, kur Kievit iu kërkua që të dorëzonte armët bërthamore. Ai shton se lufta e sotme në Ukrainë, nuk do të kishte ndodhur nëse ukrainasit do të kishin ende armët e tyre nukleare.
“Ndihem shumë keq për këtë. Ukraina është një vend i rëndësishëm dhe ndiej një faj sepse i bëra ata të pranonin të hiqnin dorë nga armët bërthamore”, tha ish-presidenti Klinton në intervistën për për rrjetin irlandez RTE.
Në janar të 994, Bill Klinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë, Boris Yeltsin dhe Ukrainës, Leonid Kravchuk, për të eliminuar arsenalin e armëve bërthamore strategjike që mbetën në tokën ukrainase pas rënies së Bashkimit Sovjetik.