Live

“Nuk kam pritur që krerët shtetëror ta vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, madje ka edhe bllokime të lejeve për të vizituar SHBA-në, Qeveria Kurti pa përvojë shtetërore”

22:42 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Analisti Mavraj ka komentuar edhe qeverisjen e Albin Kurtit duke treguar se a ka pritur që krerët e shtetit do zhvillojnë takime në shtëpinë e bardhë?

“Jo, nuk kam pritur dhe asnjë person racional nuk ka pritur që kjo të ndodhë. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk pres që të ndodhë, madje ka edhe bllokime të lejeve për të vizituar SHBA-në. Ky grupacion politik nuk është i përshendetur, disa letra i janë dërguar Joe Bidenit nga kjo qeveri dhe asnjërës nuk i është përgjigjur. Është e vetmja qeveri që kurrë ska marrë urime nga Shtëpia e Bardhë dhe po kështu është e vetmja qeveri që nuk pritet në Shtëpinë e Bardhë. Dhe për Kosovën është realitet i hidhur”.

Muhamet Mavraj bëri te ditur se Amerika nuk e lëshon Kosovën.

“Këtë qeveri që është tani njëherë e rrëzuan amerikanët ashtu qysh rrëzohet ndoshta më qartë si asnjë qeveri në botë. Tri vite më parë dhe tetorin e atij viti Kosova u vu para një provimi të thjesht, duan ta votojnë këtë qeveri apo SHBA-në, kështu lexohen këto gjëra. Dhe qeveria që u rrëzua rreth me 26 % nuk i mori 13% si ndëshkim por mori dyfishin. Amerika është këtu nuk e lëshon Kosovën, mbron ato interesa që ka por me një temperatur tjetër në raportet tona tradicionale, politike e kështu me radhë”, tha ai.

A do të shafqen përsëri barrikadat?

“Këto tashmë janë normalizuar për shkak se ato janë banda kriminale edhe kanë marrë garancionin se pavarësisht që do të dalin të armatosura nuk do të  ndiqen nga drejtësia dhe me sa pash nga deklarata zyrtare e KFOR-it dhe deklarata zyrtare e SHBA dhe BE ka garancione që kjo nuk do të ndodhë, kështu që edhe për të ardhmen e kanë marrë legjitimitetin ashtu sic e kanë marrë ma përpara qysh para dy vitesh kur nuk janë ndëshkuar. Madje arkitektët e Qeverisë Kurti as nuk janë shkarkuar. Parvjet njëri ministër dërgonte Policinë në veri, ministri tjetër i të njejtës qeveri e bllokonte atë Polici dhe dërgonte barrikada, zoti Goran Rakiq, i cili nuk është shkarkuar asnjëherë madje lavdërohej kjo qeveri për të se po e ruante dhe po e mbante nën kontroll gjendjen e barrikadave”, tha Muhamet Mavraj.

A ka pjekuri kjo qeveri për çlirim të vendit?

“Jo, për fat të keq nuk kanë vetëdije shtetërore dhe pjekurinë për qeverisje, u bënë shumë prova që e dëshmojnë këtë. Vazhdojnë të mos marrin në konsideratë shumicën e faktorëve që duhet t’i ketë një qeveri para vendimmarrjes gjithashtu pamaturia e tyre vërehet në të gjithë sektorët edhe në Ministrinë e Jashtme edhe në Kryeministri. Sa herë që bëjnë një deklaratë politike ose që prekin interesat diplomatike të Kosovës. Gjithashtu te rasti i fundit në Shtëpcë tregon se sa të pavetëdijshëm janë për peshën e fjalës shtetërore”, shtoi Mavraj./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua