Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, thanë zyrtarët palestinezë të hënën, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar me sulme ajrore si kundërpërgjigje e sulmit të Hamasit.
Numri përfshin 81 fëmijë dhe 61 gra, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza.
Rreth 2 mijë e 271 njerëz janë plagosur në Gaza, duke përfshirë 244 fëmijë dhe 151 gra, shtoi kjo ministri.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael është rritur në më shumë se 700, tha të dielën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, raporton CNN.