Live

Opozita: Shëndetësia buzë kolapsit, emërimi i ministrit pjesë e pazareve politike

09:20 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Janë bërë dy muaj që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër. Për këtë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë theksuar se shëndetësia është buzë kolapsit.

Ata thonë se ka mungesë edhe të barnave dhe largim me të madhe të mjekëve nga Kosova.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveri ka hequr dorë nga sektori i shëndetësisë dhe në mungesë të vendimmarrjes qoftë për ta emëruar një ministër ka mbetur peng për shkak të grupeve të interesit brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

E sa i përket licencimit të mjekëve dhe infermierëve, Haxhiu tha se Oda e profesionistëve shëndetësor e kanë për obligim që të bëjnë licencimin e profesionistëve shëndetësor.

“Gjendja në shëndetësi është buzë kolapsit. Situata është jashtëzakonisht e rëndë. Me mungesë të barnave nga lista esenciale me lista të gjata të pritjes së pacientëve, me dështime të operacioneve prej 15 deri 20 në mungesë të anesteziologëve dhe situata shkon duke u përkeqësuar në vazhdimësi për shkak të ikjes së mjekëve qoftë nga sektori publik e privat.Nuk kemi parë veprim të qeverisë dhe ajo duket se ka hequr dorë tërësisht nga sektori i shëndetësisë dhe mungesë të vendimmarrjes qoftë për ta emëruar një ministër e cila ka mbetur peng për shkak të grupeve të interesit brenda lëvizjes vetëvendosje. Është detyrim ligjor që të ndodh rilicencimi. Oda e profesionistëve shëndetësor e kanë për obligim që të bëjnë licencimin e profesionistëve shëndetësor dhe është obligim i institucioneve që në kuadër të tyre të bëjnë kontroll a po vazhdohen këta profesionistë ti marrin licencat konform ligjit”.

Kurse deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se situata në shëndetësi është mjaft e rëndë.Sipas tij, mosemërimi i ministri është pjesë e pazareve politike, duke e quajtur këtë papërgjegjësi të Qeverisë, raporton EO.

“Situata në shëndetësi nuk ka qenë asnjëherë më keq sesa tani. Ballafaqohemi me shumë probleme dhe përkundër këtij fakti ballafaqohemi është me probleme që jemi pa ministër. Të gjitha produktet edhe barnat janë në rritje permanente. Qeveria nuk është e interesuar të aprovojë ligjin për kontrollin e çmimit të barnave”.“Kemi pasur mundësi ta bëjmë, por ka munguar vullneti politik. Këto janë pazare politike, por pres që shumë shpejt ta kemi ministrin. Profesori i mjekut dhe infermierit i takojnë grupeve të profesioneve të rregulluara. Ata me udhëzim administrativ dhe ligj janë të obliguar të bëjnë validizimin e dokumentacionit për licencë”, tha Dreshaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...