Live

Ora 15:05| Albin Kurti asnjë fjalë për takimin me Escobar, Lajçak dhe të tjerët

15:54 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për takimin që ka pasur me diplomatët nga SHBA dhe BE në mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Blic.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Qeveria e Kosovës se çfarë është diskutuar në takimin që zgjati pothuajse dy orë mes Kurtit dhe emisarëve nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Krejt çka ka bërë Qeveria e Kosovës, është se ka nisur në adresë të medieve një video nga takimi Kurti me Escobar, Lajçak dhe tre të deleguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

I vetmi që ka folur pas takimit me shefin e qeverisë, ka qenë diplomati evropian Mirosljav Lajçak, i cili tha se nuk ishte takim i lehtë e ku i tërë fokusi ka qenë dialogu Kosovë – Serbi.

Lajçak konstatoi se “janë të dëshpëruar” për mungesën e mirëkuptimit për planin franko gjerman, i cili po shihet si dokument që mund të pajtojë Kosovën e Serbinë në një marrëveshje përfundimtare.

Shpërndaje në

U Kopjua