Live

Osmani nesër e pret në takim kryediplomaten sllovene

19:16 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta pres në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, të dielën.

Takimi mes Osmanit dhe kryediplomates sllovene do të zhvillohet në ora 11:00.

Fajon pos me Osmanin do të takohet edhe me homologen e saj, Donika Gërvalla.

Shpërndaje në

U Kopjua