Live

Osmani: Paqja është e mundur kur të sigurojmë drejtësi për viktimat

17:58 / 11 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në forumin për paqe në Paris, ka thënë se, paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet.

Kështu ka deklaruar Osmani në Twitter, ku ka shtuar se, paqja është e qëndrueshme vetëm kur merremi me të kaluarën.

“Paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet. Është e mundur dhe e qëndrueshme vetëm kur merremi me të kaluarën dhe sigurojmë drejtësi për viktimat. Duke folur në Forumin e Paqes në Paris, theksova se nuk duhet të futemi në kurth në lojën e ‘bothsideism’”, ka thënë Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...