Live

Pamje të reja: Kurti e çon gotën e rakisë me Haradinajn, i pranishëm edhe komandanti i FSK-së

17:55 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kanë dalë pamje të reja nga cakërrimi i gotave të rakisë mes kryeministrit Albin Kurti e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.

Siç shihet në videon e Kanal10, Kurti e mban një fjalim, teksa në fund Haradinaj çohet në këmbë, duke thënë gëzuar e duke cakërruar gotat.

Në mesin e njerëzve të pranishëm, shihet edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i cili po ashtu e mban një gotë të rakisë bashkë me Kurtin e Haradinajn.

Shpërndaje në

U Kopjua