Live

Pas publikimit të koeficientit, Lushtaku e quan Kurtin “kryemashtrues”

11:27 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Pasi koeficienti i pagave të sektorit publik për vitin 2023 do të jetë 105 euro, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku e ka quajtur Kurtin si “kryemashtrues”.

Sipas tij “Kurti nuk ia do të mirën qytetarëve të vendit”.

“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet!  Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. 

Shpërndaje në

U Kopjua