Live

PDK po e përgatitë lëndën për Gjykatën Kushtetuese, Gruda: Kurti po synon t’a politizojë dhe shkatërojë administratën, ligjet jo kushtuetese

16:55 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në Kuvendin e Kosovës dje është miratuar ligji për zyrtarët publik dhe ai për pagat në sektorin publik.

Përparim Gruda, nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ky subjekt do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këto dy ligje për të kontestuar ligjshmërinë kushtetuese.

 “Për sa i përket Ligjit të pagave, ai ligj është jo kushtetues sepse shkel disa nga parimet bazë kushtetuese dhe që janë në të njejtën kohë parime të sundimit të ligjit të konfirmuar nga lista për sundim të ligjit, lista e kontrollit të Komisionit të Venecias. E këtu, në rend të parë e kam fjalën për parimin e parashikueshmërisë dhe transparencës”, tha Gruda për Kosovalive.net.

Ai përmendi tri nga arsyet se pse ligji i pagave është jo kushtetues.

“Në rastin e ligjit të pagave këto parime shkelen për shkak se ligji i pagave nuk e cakton koeficientin e pagës. Faktikisht me këtë askush nuk e dinë në Kosovë sa është paga e tij e saktë, është situatë absurde ku një ligj votohet në Kuvend dhe askush nuk e dinë sa është paga e tij. Është lënë pra, përmes ligjit që kjo të caktohet me vendim qeveritar, pra vlera e pagës caktohet me vendim qeveritar, sepse kur t’i cakton vlerën e koeficientit, i bie që e cakton edhe vlerën e pagës, kjo është e para. “Aspekti i dytë, sa i takon ligjit të pagave është bërë ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, diçka që është jo kushtetuese e që është ndesh me ligjin për paga dhe prokurorinë e shtetit”, pohoi Gruda.

Po ashtu, janë bërë kategorizime sipas tij “të ndryshme diskriminuese brenda sektorit publik, psh një zyrtar që punon në një komunë të madhe, si Prishtina ose Peja do të paguhet më pak se sa një zyrtar që punon në një komunë të vogël. Kjo nuk mund të ndodh sepse kjo përbën diskriminim”, shtoi Gruda duke i paraqitur pretendimet e partisë së tij për jokushtetuetshmërinë e këtyre dy ligjeve.

Tutje, Përparim Gruda tregoi se akoma nuk e kanë hartuar ankesën për t’a dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e pagave dhe ligjin për zyrtarë publik.

“Ligji për zyrtarë publik parashikon që 1600 zyrtarë publik që marrin pozita të nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues t’iu shkëputet kontrata e punës dhe vendet e tyre të dalin në konkurs publik. Ata kanë aktemërime të përhershme, kanë fituar disa të drejta. Parimi i të drejtave të fituara nuk mund të shkelet, pra atyre nuk mund t’iu ndërprehen kontratat e punës sepse do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut, drejtave kushtetuese të tyre dhe prandaj është jo kushtetues”, tha ai.

“Tjetra është se parashikohet që të gjitha këto pozita të shërbimit civil të bëhen më mandat 4-vjeçar, diçka që ne mendojmë që do ta shkatërronte administratën e shtetit. Nuk ka kuptim që pozitat administrative të tilla të bëhen me mandat sepse ato do të ndërroheshin pastaj nga çdo qeveri që do vinte e kështu do sillte njerëzit e vet. Në këtë rast, LVV e ka këtë synim të qartë që t’i sjellë njerëzit e vet në pozitat administrative. Ne mendojmë që ky është shkatërrim i administratës, është një sipërmarrje jo kushtetuese, është një ligj jokushtetues”.

Në rastin e ligjit për zyrtarët publik, ky ligj i shkel detyrimet që Kosova i ka marrë përmes MSA-së ndaj Bashkimit Evropian dhe shkel të drejtat e njeriut për shërbyesit civil, thotë Gruda.

“Për më tepër, me këtë ligj po ashtu, shkelen edhe detyrimet që ne kemi marrë ndaj BE-së mes marrëveshjes së Asocim-stabilizimit. Ajo marrëveshje qartazi në nenin 120 thotë që Kosova merr përsipër të zbatojë parimet e administratës publike që zbatohen në vendet evropiane dhe ato parime shkelen me këtë ligj. Këtë e ka thënë edhe zyra e Bashkimit Evropian, shumë herë, e ka thënë  edhe Sigma që është organ i specializuar për këtë çështje.

Më pas Gruda tregoi edhe arsyen se pse Glauk Konjufca dje, ishte kundër këtyre dy ligjeve.

“Zyra e bashkimit evropian i ka dërguar edhe letër Kryetarit të Kuvendit dje ku i ka kërkuar që mos votohet ky ligj dhe kryetari i Kuvendit nuk e votoi sepse e respektoi atë qëndrim që e kishte marrë zyra e Bashkimit Evropian. Problemi është që kryetari i Kuvendit u sugjeronte edhe deputetëve të tjerë që të mos e votonin këtë ligj. Po e marrë vetëm edhe një detaj tjetër, me këtë ligj qeveria synon të politizojë dhe të shkatrrojë përfundimisht administratën”.

E krejt në fund, Përparim Gruda i PDK-së ka dhënë edhe disa detaje tek ligji për zyrtarë publik duke u shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë këto ligje që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Detaji tjetër, te kriteret e pranimet numërohen kriteret e pranimit dhe në fund thuhet kriteret e tjera të përshatshmërisë mund caktohen me akt nën ligjor, çka dmth përshatshmëria? Përshtashmëria karshi partisë politike në pushtet, kjo s’mund të kalojë kështu, prandaj ne kemi vendosur që këtë ligj ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Sepse është shkatërrim i administratës hap mundësinë për korrupsion dhe për shanatzhim të zyrtarëve të shtetit”./Kosovalive.net/

Video-intervista:        

Shpërndaje në

U Kopjua