Ish-kryetari i OVL e UÇK’së, Hysni Gucati, i është nënshtruar edhe një operacioni në këmbë.
Kosovalive.net, ka kontaktuar vëllain e Gucatit, Fehmi Gucatin.
Ai ka deklaruar se gjendja e vëllaut të tij është përkeqësuar për shkak të një infeksioni në këmbë, për shkak të vendosjes së një pjese të pllakës së metalit dhe një pjesë të pllakës së plastikës.
“Gjendja e Hysit nuk është edhe aq mirë. Ai ka pasur intervenim edhe para dy javëve, operim ky që kishte zgjatur 12 orë, ndërsa sot që nga ora 8 e mëngjesit e deri në orën 12:15 i ka zgjatur operimi. Gjendja ju ka përkeqësuar për shkak të një infeksioni që ka marr në këmbë, për shkak të vendosjes së një pjesë të pllakës së metalit dhe një pjesë të pllakës së plastikës”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ia ka thënë se ende nuk e dimë se a ka pasur sukses ky operim
Gjendjen e ka keq, tash po presim deri sa të na thërret ai dhe të marrim vesh për gjendjen e tij se a ka pasur sukses operimi i tij”, ka deklaruar vëllai i tij.
Ai po mbahet në Hagë, që nga fundi i shtatorit 2020./Kosovalive.net/