Shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vetullave dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra për t’i plotësuar ato.
Disa mendojnë se zgjidhja e vetme është tatuazhi i përkohshëm i vetullave, por jo.
1. Përdorni vaj ricini, vaj kokosi dhe vaj të avokados
Përzierja e këtyre vajrave dhe përdorimi i kësaj miksture çdo natë do të ju jap rezultate shum+ t+ mira.
2. Përdorni lëngun e hudhrës
E dimë që era e hudhrës për disa njerëz është e padurueshme, por nëse dëshironi të keni vetulla më të trasha ja vlen të provoni këtë:
Merrni një thelb hudhre dhe ndajeni në mes, dhe para se të flini lyeni vetullat. Përdoreni këtë çdo ditë deri sa të arrini efektin që dëshironi.
3. Përdorimi i vazelinës
Viteve të fundit vazelina është bërë pjesë e pandashme e jona. Përpos që përdoret për hidratimin e lëkurës dhe buzëve ajo përdoret edhe për të shumuar vetullat. Mjafton ti lyeni çdo ditë para se të flini dhe do e vëreni ndryshimin.
4. Përdorimi i Aloe Verës, vajit të ricinit dhe vitaminës E
Kjo përzierje do të ndihmojë në rivendosjen dhe forcimin e vetullave tuaja. Përzieni një lugë xhel aloevera, dy lugë vaj ricini dhe dy kapsula të vitaminës E. Vendoseni përzierjen në një furçë ose shpërndajeni me gishta para se të flini. Shpërlajini në mëngjes.
5. Masazhoni vetullat
Masazhoni vetullat tuaja lehtë me gishta, duke bërë lëvizje rrethore. Ky masazh jo vetëm që do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të nxisë thithjen e lëndëve ushqyese por gjithashtu do të largojë dhimbjet e kokës dhe lodhjen e syve si dhe do të ndihmojë në rritjen e vetullave.
Nëse praktikoni vetëm njërën nga këto metoda do të keni rezultate pozitive për të pasur vetullat që dëshironi.