Live

Presidenti i Kinës nis vizitën në Serbi

10:47 / 08 Maj 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur të martën për një vizitë dyditore në Beograd, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti kinez u prit me ceremoni shtetërore në Beograd.

Para se të mbërrinte avioni i presidentit kinez, nga kufiri u dëgjuan gjuajtësit serbë MiG-29.

Vizita e presidentit kinez në Serbi përkon me përvjetorin e bombardimit të NATO-s ndaj ambasadës kineze në Beograd, kur pesë bomba goditën ambasadën kineze më 7 maj 1999.

Tre persona vdiqën atëherë, duke përfshirë dy gazetarë kinezë, dhe të paktën 20 persona u plagosën.

Zyrtarët e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara më pas njoftuan se bombardimi i ambasadës kineze nuk ishte i qëllimshëm, duke treguar vazhdimisht se fushata ajrore e NATO-s kundër RF të Jugosllavisë ishte nisur për të ndaluar sulmet e forcave serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Beogradi është një prej përfituesve të mëdhenj të investimeve kineze, përfshirë marrjen e ndihmës financiare për një linjë hekurudhore, që e lidh me Budapestin. /

Shpërndaje në

U Kopjua