Live

Presidentja Osmani reagon pasi Putini nënshkroi aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës: Rrëmbim ilegal i tokës

20:13 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili i ka nënshkruar dekretet për t’i aneksuar tri regjione të Ukrainës.

“Rrëmbimi ilegal i tokës nga ana e Putinit në territorin ukrainas i bazuar në ‘referendume’ mashtruese dhe përdorimi i forcës janë shkelje absolute e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Rusia dhe përfaqësueset e saj janë kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe kjo duhet të ndalet dhe të sanksionohet edhe më shumë”.

“Kosova dhe aleatët demokratë do të qëndrojnë gjithmonë me Ukrainën”.

Shpërndaje në

U Kopjua