Një person në Prishtinë është goditur me mjet të fortë në kokë nga një hajn.
Policia bën të ditur se më pas hajni ia vodhi çantën e krahut, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar nga prapa e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, ku edhe i është grabitur çanta e krahut, në të cilën kishte një pistoletë (me leje), një telefon mobil dhe 20 euro para kesh”, thuhet në raportin e policisë