Live

Produksioni i Big Brother VIP Albania merr vendim që të bllokohen të gjitha komentet në Instagram

21:48 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Big Brother VIP Albania është pothuajse tahshmë formati televiziv më i shikuar në mbarë trevat shqiptare.

Që në nisje të tij, BBVA ka ngërthyer para ekranit njerëz të shumtë të cilët kanë përcjellur bashkëjetesën e shumë personazheve VIP të ngujuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E teksa edicioni i sivjetmë është përcjell me interes shumë të madh, të shumta kanë qenë edhe reagimet dhe komentet që videot e programit kanë marrë në rrjetet sociale.

Megjithatë, për një arsye të panjohur, së fundmi Big Brother VIP Albania ka marrë vendimin që të bllokohen të gjitha komentet për videot e publikuara nga ky spektakël në Instagram.

Ndryshe nga ç’ka qenë në fillim të spetaklit dhe në sezonin e kaluar ku komentuesit mund të shprehnin mendimin e tyre në hapësirtën për komente – kjo gjë nuk është tashmë e mundur në profilin zyrtar të BBVa në Instagram.

Mesa duket një vendim i tillë vjen në sajë të komenteve negative dhe fyese ndaj banorëve, të cilat indirekt prekin edhe familjarët dhe rrethin e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua