Live

Profesoresha nga Prizreni u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj

17:51 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në familjen Buzhala në Prizren, ku profesoresha Lulije u gjet pa shenja jete në njërën nga dhomat e shtëpisë së saj.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët e miqtë, teksa Sinjali ka mësuar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti u zbulua pasi kanë pranuar thirrjen për ndihmë në mesditë nga një familjare e të ndjerës, e cila i njoftoi se e ndjera dyshohet se kishte vdekur, shkruan Sinjali.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hyrë në shtëpinë e viktimës, ku kanë hasur në trupin e pajetë. Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.

Mësohet se Lulije Buzhala ishte 62-vjeçare dhe jetonte e vetme në shtëpinë e saj në rrugën “Tefik Çanga”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua