Live

Prokurori Maloku: Me 6 prej 11 të akuzuarve në rastin ’Brezovica’ jemi duke negociuar për pranimin e fajsisë

20:46 / 22 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me prokuror Rasim Malokun, më 16 nëntor 2020 kishte ngritur aktakuzë ndaj 11 personave, në mesin tyre edhe zyrtarë të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

Për këtë, prokurori Maloku në një intervistë  për emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka treguar se kur ky degradim që i është bërë Brezovicës i ka rënë në sy Prokurorisë, ndërsa tregon me gjashtë të akuzuar është në negocim për të arritur marrëveshjen e fajësisë.

Sipas Maloku, një hetim parapenal kishte filluar në vitin 2016, mirëpo për herë të parë në vitin 2017 ishte paraqitur një kallëzim penal. Në atë kohë, sipas tij, nuk kishin ecur gjërat siç duhet pasi lënda kishte kaluar edhe te prokurorë tjerë.

Ky hetim, do të do finalizohej me një aktakuzë që përfshinte 11 persona, tre prej tyre zyrtarë të Komunës së Shtërpcës, ndërsa, tetë prej tyre investues.

“Zyrtarët akuzohen për mosveprim në këtë fazë, meqë në këtë fazë ende nuk kemi pasur elemente të veprave penale tjera të marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimi i ndikimit etj,”, tha ai.

Prokurori Maloku shtoi se ka pasur ndërtime pa leje ndërtimore që leja është marrë për këmbë shtëpizë dhe është shndërruar në hotel dhe shkelje tjera.

Sa i përket, kësaj aktakuzë tha se pandemia ka ndikuar në mos caktimin e seancave, ndërsa tregoi që gjashtë nga të pandehurit kanë paraqitur kërkesë për marrëveshje të fajësisë e që tha do bëjnë kërkesë në gjykatë, por nuk përmend nëse me këtë marrëveshje do të përfshihet edhe kthimi i gjendjes së ambientit siç ka qenë.

“Kushtet e marrëveshjes janë thjeshtë kushte që negociohen, ato kushte dhe ajo marrëveshje do të jetë në pajtim me ligjin. Si në aspektin e dënimit që mund të shqiptohet po edhe në aspektin e kushteve tjera, dënimeve plotësuese, siç janë kthimi i gjendjes kompensimi i dëmit ose kushte tjera”, u shpreh prokurori Maloku.

Ndryshe, përveç aktakuzës më 11 persona, aksioni “Brezovica”, ka vazhduar ku ka rezultuar me dhjetëra të arrestuar, dhjetëra vila të sekuestruara, armë, vetura e telefona. Ndërsa, para disa ditësh “Betimi për Drejtësi”, ka publikuar listën e 75 pronave, kryesisht villa, të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit Rasim Maloku në Brezovicë, listë kjo e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë.

Ndërsa, Maloku tha se edhe të akuzuarit në rastin “Brezovica”, janë duke u hetuar për vepra penale tjera, në vazhdimësinë e hetimeve për këtë rast i cili është ndarë për shkak të numrit të madh të të pandehurve

Shpërndaje në

U Kopjua