Live

Prona bëhet shkas i mosmarrëveshjes midis 2 personave në Çabër

10:13 / 08 Maj 2024

Nga Kosova Live

Dy persona janë përfshirë në një mosmarrëveshje në fshatin Çabër të Zubin-Potokut.

Dyshohet se arsyeja që ka çuar deri te mosmarrëveshja ka qenë një kontest pronësor.

Sipas policisë, pas konfliktit verbal, njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast ka sulmuar fizikisht tjetrin.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është cilësuar si “Sulm”.

Shpërndaje në

U Kopjua