Live

PSD me aksion para ambasadës gjermane: Mjekët po i marrin falas

11:35 / 09 Maj 2023

Nga Kosova Live

PSD-ja sot ka mbajtur një aksion simbolik para ambasadës gjermane në Kosovë.

Arsyeja e këtij aksioni para ambasadës është për të treguar shqetësimin e tyre në lidhje me mjekët dhe profesionistët që po ikin në Gjermani.

Anëtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka thënë se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke i’u referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend.

“Sot, për ditën e Evropës kemi ardh me urua Gjermaninë. Gjermania po eksporton mallra, e po importon njerëz. Mjekët po i marrin falas. Vetëm në katër muajt e fundit të këtij viti, kanë ikur 91 mjekë, të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro. Po t’i llogarisim edhe 300 infermierë, që do të kushtonin nga 30 mijë euro. Pra, vetëm këtë vit ne ja kemi dhënë Gjermanisë 27 milionë euro”, ka thënë ai.

Ai tutje është shprehur se Kosova do të mbesë pa mjek.

“Nëse trendi vazhdon si kështu, kjo i bie që ne e subvencionojmë Gjermaninë. Oda e Mjekëve ka paralajmëruar që brenda 3-4 viteve të ardhshme, Kosova do të mbesë pa mjekë. Kjo marrëdhënie e pabarabartë nuk është asgjë tjetër përveç shfrytëzim” ka thënë ndër të tjera ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...