Live

Pse frikësohemi nga errësira?

13:21 / 03 Nëntor 2022

Nga admin

Që nga filmat horrror e deri tek historitë me fantazma, errësira është lidhur historikisht me gjëra të frikshme. Jo më kot shumë njerëz i frikësohen errësirës, sidomos fëmijëve, por pse? 

Në fakt ka një arsye specifike që qëndron pas kësaj frike dhe shkon përtej historive të frikshme që keni parë në filma.

frika nga erresira

Të kesh frikë nga errësira sipas ekspertëve njihet si “frikë e përgatitur”. Pra që do të thotë se ne jemi të predispozuar apo të përgatitur për të zhvilluar një lloj frikë ndaj disa dukurive të caktuara, krahasuar me të tjerët. Frika nga errësira është thuajse e njëjtë me frikën që njerëzit kanë nga lartësitë, akrepat, gjarpërinjtë, etj…Ajo çfarë na frikëson vërtetë, është e panjohura- pra në errësirë ne nuk e dimë se ç’mund të na dalë para. 

Kjo lloj frike mund të jetë gjithashtu rezultat i disa ngjarjeve që kanë ndodhur në jetë. Për shembull, një eksperiencë traumatike që mund të të ketë ndodhur natën, një abuzim, vjedhje, rrëmbim, etj. Çfarë duhet të dini është se frika nga errësira mund të kthehet edhe në diçka tjetër. Eshtë shumë e rëndësishme ta identifikoni këtë frikë dhe të vini re nëse ndikon tek aktivitetet tuaja të përditshme apo tek mirëqënia juaj. Nëse kjo lloj frike ndikon edhe tek marrëdhëniet me njerëzit, atëherë kemi një problem më serioz dhe është e nevojshme ndihma profesionale. 

Shpërndaje në

U Kopjua