Live

Putin urdhëron stërvitje bërthamore me ushtarë pranë Ukrainës

10:16 / 06 Maj 2024

Nga Kosova Live

Vladimir Putin ka dhënë urdhër për mbajtjen e një stërvitje taktike të armëve bërthamore pranë Ukrainës.

“Qëllimi i stërvitjes ushtarake, e cila fillon të hënën, është të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë” tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Forcat Ajrore dhe Marina Ruse do të marrin pjesë në stërvitje. Stërvitja do të zhvillohet në jug të vendit.

Qëllimi është të testohet gatishmëria e forcave bërthamore jostrategjike për të kryer misione luftarake

Shpërndaje në

U Kopjua