Live

Putini i cakton kushtet për ndaljen e luftës në Ukrainë dhe hyrjen në bisedime të paqes

13:28 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se Rusia do të bënte armëpushim dhe do të hyrjen në bisedimet e paqes, nëse Ukraina heq dorë nga ambiciet e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe nëse i tërheq forcat nga katër rajonet ukrainase të pretenduara nga Moska si territor rus.

Buzë fillimit të një konference të paqes për Ukrainën në Zvicër, ku Rusia nuk është ftuar, Putini shtroi një varg kushtesh që bien ndesh plotësisht me kushtet e kërkuara nga Ukraina, raporton agjencia “Reuters”.

“Kushtet janë shumë të thjeshta” – tha Putini, duke e përmendur tërheqjen e plotë të trupave ukrainase nga tërë territori i rajoneve DonetskLuhanskKherson dhe Zaporizhia në lindje e në jug të Ukrainës.

“Porsa ata të deklarojnë në Kiev se janë të gatshëm për një vendim të tillë dhe fillojnë një tërheqje të vërtetë të trupave nga këto rajone, dhe gjithashtu ta njoftojnë zyrtarisht braktisjen e planeve të tyre për të hyrë në NATO – në anën tonë, menjëherë, në mënyrë të fjalëpërfjalshme në të njëjtën minutë, një urdhër do të pasojë për armëpushim dhe për nisje të bisedimeve” – tha kreu i Kremlinit.

“Po e përsëris, do ta bëjmë këtë menjëherë. Natyrisht, ne në të njëjtën kohë do të garantojmë tërheqje të papenguar dhe të sigurt të njësiteve dhe formacioneve ukrainase” – shtoi ai.

Lajmi duke u plotësuar…

Shpërndaje në

U Kopjua