Live

PZAP-ja refuzon ankesën e VV-së për numërimin e 392 pakove të fundit me fletëvotime të diasporës

16:25 / 24 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.

PZAP-ja, në seancën e mbajtur sot, ka shqyrtuar gjithsejtë 14 ankesa, prej tyre një ankesë e paraqitur me datën 22.11.2019 nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dhe 13 ankesa të cilat kanë të bëjnë pretendimet me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve – QNR.

Prej këtyre 13 ankesave, PZAP-ja thotë se 3 i ka paraqitur VV-ja dhe 10 ankesa i ka paraqitur Koalicioni Nisma AKR – PD.

“Ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje: Anr.507/2019 e datës 22.11.2019 hedhet e palejueshme. Ndërsa ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën Numërimit dhe Rezultateve – QNR janë vendosur si në vijim: 5 ankesa janë pranuar të bazuara, 1 ankese është pranuar pjesërisht e bazuar, 6 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankese është hedhur e pasafatshme”, ka njoftuar PZAP-ja.

Në njoftim thuhet se aktualisht në PZAP nuk ka ankesa të pavendosura që do të thotë se ky institucion i ka shqyrtuar dhe vendosur brenda afatit ligjor të gjitha ankesat e pranuara deri në momentin kur është lëshuar kjo komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...