Live

QKUK-së i duhen edhe 1 milion euro për shërbimin e frytnimit të asistuar

21:03 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë ka bërë gati infrastrukturën e hapësirave për shërbimin e frytnimit të asistuar mjekësor.

Megjithatë, ende nuk është pajisur me aparatura dhe materiale, kostoja e së cilës pritet të jetë diku një milion euro.

Ndërkaq një pjesë e stafit tashmë veç është trajnuar në Turqi por që do të vazhdojnë edhe më të tjera në vijim.

Sipas drejtuesit të kësaj klinike, Zef Ndrejaj, i cili thekson se në bazë të ecurisë së punës të deritanishme shpreson që ky projekt të nisë brenda këtij viti dhe fëmijët e parë përmes kësaj metode mjekësorë t’i presin vitin e ardhshëm.

Nga përvoja e gjinekologut, Ndrejaj thekson se di disa raste se në pamundësi financiare për ta kryer këtë procedurë në sektorin privat apo diku jashtë vendit, kanë hequr dorë nga të qenit prind.

Kjo klinikë shpejt do të nisë edhe me trajnimet e stafit në vendet e regjionit për njësinë e mjekësisë fetale, shkollim ky që mundëson të bëjë detektimin e anomalive dhe çrregullimeve në fazën e zhvillimit të frytit./klank

Shpërndaje në

U Kopjua