Live

Raci: Tre kryeministra para Kurtit dështuan në adresimin e çështjes së Asociacionit

22:05 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Gazmir Raci ka thënë se që nga viti 2015 tre kryeministra para Albin Kurtit kanë dështuar në adresimin e çështjes së Asociacionit.

“Kërkesa për themelim të Asociacionit nuk është e re, është kërkesë prej vitit 2015 dhe deri tani kemi tre kryeministra që kanë dështuar ta adresojnë çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Mustafa bëri një marrëveshje në vitin 2015, e rrëzoi gjykata kushtetuese. Por kemi edhe dy kryeministra pas tij, zoti Haradinaj dhe zoti Hoti, që dështuan për ta adresuar çështjen e Asociacionit, edhe pse te zoti Haradinaj pati një tendencë për të themeluar një ekip menaxhues të njëanshëm”, u shpreh Raci, për Klan Kosova.

Sipas tij, opinioni i diplomatëve amerikanë e rikonfirmon edhe një herë qëndrimin e Amerikës karshi Republikës së Kosovës dhe nuk ka asnjë ndryshim të pozicioneve amerikane sa i përket dialogut dhe çështjeve që janë esenciale në kuadër të dialogut.

Raci shtoi se kryeministri Kurti duhet ta bëjë publike dhe më të qartë pozicionin e Qeverisë së Kosovës karshi kësaj çështjeje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...