Live

Ramadani për Kurtin: Vetëm nëse e arrin njohjen nga Serbia pa e formuar Zajednicën, atëherë e ka realizuar premtimin e tij, gjithçka tjetër është shkelje e premtimeve të tij

20:13 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin ‘Live Zone’ i ftuar ishte politologu i njohur kosovar, Shkodran Ramadani.

Ai në ‘Live Zone’ kritikoi punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se po shkelin mbi fjalët që i kanë thënë dikur kur ishin në opozitë.

Ramadani u shpreh i shqetësuar me qasjen e Qeverisë Kurti karshi aleatit kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje, politologu dha pikëpamjen e tij mbi akuzat që hodhi deputeti, Haki Abazi mbi kryeministrin Kurti, Albulena Haxhiun e të tjerët për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari. Sa i përket dialogut, Ramadani beson se as Besnik Bislimi e as Albin Kurti nuk janë të duhurit për ta udhëhequr atë.

“Vetëm nëse e arrin njohjen nga Serbia pa e formuar Zajednicën, atëherë e ka realizuar premtimin e tij, gjithçka tjetër është shkelje e premtimeve të tij”, tha ndër të tjera Ramadani në ‘Live Zone’

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua