Ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka dalur me një kërkesë për kryeministrin Kurti.
Selmanaj ka kërkuar që kryeministri të reflektojë nga situata e krijuar politike.
“Kryeministër nuk e di pse, por ke hy rrugëve me rreziqe e me shumë të panjohura. Duke mos bashkëpunu me aleatin tonë kryesor, Amerikën, tashmë Kosovën e keni kthyer mbrapa…Albin, kthjellu o djali i mirë , sa nuk është bërë vonë! Ne e njohim mirë Serbinë, madje ma mirë se ju, sepse në këtë vend ka me mijëra njerëz e familje që e kanë luftuar Serbinë tash e katër dekada, po flas për aq sa unë isha aktiv e sa une mbaj mend, e që sot për fat e për çudi jam deshmitar i gjallë. Patriotizmi nuk bahet me veprime të pamatura, sepse është ba mundi i madh me ardhë deri këtu. Kunder Serbisë jemi bashkë, por jo në aventurat tua, thënë më së buti, të çuditshme.
Ndali aventurat! Nuk ta kam inati e as nuk kam asnjë, ama bash asnjë ngarkesë politike e partiake, pra suksesi i juaj ne raport me Serbinë është sukses i Kosovës, sikurse që dështimet tua janë dështime për Kosovën.
Nuk besoj se ka një shqiptar normal në këtë vend që e dëshiron dështimin e Kosovës në raport me Serbinë! Shumë kisha pase dëshirë me qene gabim edhe një ditë me te kerku falje publike! ( P.s. Ka dy vjet që asnjë deklaratë apo status se kam ba për tema të politikës, por kjo sot është përtej politikes e partive politike)” shkruan Selmanaj në reagim.