Live

Reagon Molliqaj ndaj Kurtit: Kjo nuk është një lojë dhe ju nuk jeni skenarist filmi

15:47 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me situatën në veri.

Molliqaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Z. Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj. Kjo qasje nuk ka se si ta ketë një fund të mbarë. Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara.

Njerëzit nuk janë figura shahu. Kjo nuk është një lojë. Dhe ju nuk jeni skenarist filmi. Mungesa e ndjeshmërisë karakterizon punën tuaj. Ju nuk jeni radikal, por provokator. Asgjë më shumë.

Dhe një gjë po dihet, paqe me ju nuk mund të ketë.

Shpërndaje në

U Kopjua