Live

Rexhep Qosja “kandidat për President”

19:43 / 17 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmeve se arsyeja pse nuk po merren vesh për çështjen e presidentin me LDK-në është sepse këtë pozitë e kanë rezervuar për Rexhep Qosjen.

Drejtuese e Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se një lajm i tillë është dezinformatë, e se as Albin Kurti e as VV-ja nuk kanë propozuar apo mbështetur ndonjë emër të caktuar për president.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për këtë temë nuk ka pasur as diskutim në strukturat e partisë. Kjo sipas VV-së, pasi që fillimisht duhet të krijohet qeveria.

“Mjaft me dezinformata!
As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, ka shkruar ai, përcjell express.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...