Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje që ndodhi dje në rrugën Rugova në Prishtinë.
Të përfshirët dyshohet të kenë përdorur edhe shufër metalike e skallper gjatë rrahjes.
Policia njofton se si pasojë e këtij rasti, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në ShSKUK.
“Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.