Live

Rrusta e PSD-së tregon skenarin e Kurtit për targat: Dihej se do të lëshonte pe

12:40 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka treguar skenarin të cilin e ka praktikuar Qeveria Kurti për punën e targat.

Rrusta ka thënë se dihej që Kurti do të lëshonte pe dhe se egoja e tyre po i kushton vendit.

Postimi i plotë:

Yllit të Republikës (së tretë) i dështoi propaganda.

Skenari ka qenë kështu: të dukemi që po rezistojmë deri në fund. Të jemi insistues dhe me tone mobilizuese. Të shkaktojmë ndonjë konflikt të kontrolluar dhe kjo na jep një imazh të atillë që po e bëjmë maksimumin dhe lëshimi pe të duket si arritje, fitore.

Dhe kështu qytetarët i gëzohen kësaj qendrese, por e vlerësojnë edhe racionalitetin. Revolucionare dhe pragmatike. Këtë kredit e donin. Dhe të kuptohemi, nuk është gabim me qenë tillë.

Dihej se do të lëshonte pe. Por Egoja e tyre po i kushton vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...