Live

Rusia mundohet të përzihet pak në punët e Kosovës, zëdhënësi i Kremliminit thotë se Vuçiqi nuk e ka kërkuar ndihmën e Putinit

09:34 / 13 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.

“Ne zotohemi për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë interesat e serbëve. Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë në Moskë, raporton Index.hr.

Duke theksuar nevojën për uljen e tensioneve, ai ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin për situatën në Kosovë, përcjell Danas.

Shpërndaje në

U Kopjua