Live

SBAShK-u i çon në det edhe sivjet 440 anëtarë të saj

12:30 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate do të shkojnë në bregdetin shqiptar.

Sipas SBAShK-ut, kjo do të bëhet në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada.

“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor. Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Në lidhje me këtë aktivitet, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur krenar, pasi tha se është shprehje e mirënjohje për angazhimet e vazhdueshme e maksimale në shërbim të arsimit dhe kulturës.

Shpërndaje në

U Kopjua