Live

Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

11:24 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pak para fillimit të seancës plenare, deputeti nga rradhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti mbi rolin dhe pozitën e tij vendimarrëse. Ai ka deklaruar se tema e dialogut është çështja e vetme me të cilën po merret Kurti.

“Kam përshtypjen se nuk e din për rëndësinë e pozitës që ka. Ka një vit që veç me dialog po merret, ndërkohë neve na ka thënë që është temë e shtatë apo e tetë,”, u shpreh Selmanaj.

Tutje ai tha se qëndrimet e tij, pozicioni i tij dhe pozita fushëvepruese që e ka nuk janë në frekuenca të njëjta.

Selmanaj e quajti Kurtin person të papërgjegjshëm dhe naiv në politik, duke vlerësuar se nuk e meriton pozitën e kreut të shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua