Live

Serwer fton Kosovën e Serbinë ta pranojnë planin franko- gjerman, pajtimi kërkon kohë të gjatë

12:08 / 12 Nëntor 2022

Nga admin

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi po konsiderohet si një plan konkret për arritjen e një marrëveshje finale.

Gazetare: Elmedina BALLAZHI

“Euroaktiv” disa ditë më parë ka bërë publike përmbajtjen e këtij propozimi.

Profesori në Universitetin “John Hopkins” dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, për Kosovalive.net, ka deklaruar se të gjitha pikat e publikuara nga “Euroaktiv” janë të mira për Kosovën.

“Nëntë pikat e publikuara nga Euroaktiv më duken mjaft të mira për Kosovën”, ka deklaruar Serwer.

Analisit amerikan vlerëson se pika e 6 e këtij plani e thotë se Kosova dhe Serbia të vazhdojnë respektimin reciprok të secilës palë dhe kjo vlenë qartë për përdorimin e targave të Kosovës në Kosovë.

“Koha për targat mund të jetë për diskutim nëse ky plan pranohet në Beograd, por sipas versionit të Euroaktiv të planit, neni 6 thotë: “Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin reciprok të juridiksionit të secilës palë”. Kjo vlen qartë për përdorimin e targave të Kosovës në Kosovë”, ka vlerësuar ai.

I pyetur se a do të ketë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të këtij plani, ku dihen mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, janë të tensionuara edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, ai ka deklaruar se kjo çështje i takon Beogradit.

“Unë nuk e di. Duket se tani i takon Beogradit”, ka deklaruar ai.

Përpjekjet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë sjellë pak progres të prekshëm që nga fillimi i tij në vitin 2011. Por edhe pas 11 viteve nuk ka një marrëveshje konkrete nga të dyja palët. Kosovalive.net ka pyetur ish-diplomatin amerikan, Daniel Serëer, se a sheh përafrim apo pajtim të mundshëm mes këtyre dy shteteve, ai ka deklaruar se pajtimi kërkon shumë.

 “Pajtimi kërkon shumë. Marrëdhëniet e mira fqinjësore kërkojnë më pak. Unë mendoj se kjo e fundit është e mundur më shpejt”, ka deklaruar ai.

Në veri të Kosovës vazhdon të përshkallëzohet mosmarrëveshja për vendosjen e targave. Shumë zyrtarë të pakicës serbe dhanë dorëheqjen javën e kaluar. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit. Këtë vendim “lista Srpska” e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. . Përveç këtyre dorëheqjeve, pati dorëheqje të serbëve edhe nga gjykata, prokuroria e dogana e Kosovës.

Lidhur me këtë Serwer është shprehur për Kosovalive.net, se Beogradi dëshiron ta mbajë Kosovën apo së paku një pjesë të saj.

 “Beogradi dëshiron ta mbajë Kosovën, ose të paktën një pjesë të saj. Prishtina dëshiron të jetë e pavarur dhe sovrane mbi të gjithë Kosovën. Të gjitha problemet kthehen në atë konflikt”, është shprehur Serwer.

 I pyetur se a po shpërblehet Serbia për përshkallëzimin e shkaktuar, derisa kjo po shihet si një shenjë e diskriminimit nga politika ndërkombëtare meqë “i jepet e drejtë palës më të fortë dhe i bëhet presion palës më të dobët për të arritur ndonjë marrëveshje për të qetësuar situatën, lidhur me këtë profesori në Universitetin “John Hopkins” dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, për Kosovalive.net, ka thënë se kjo ka ndodhur ndonjëherë, por versioni i propozimit nga Euroaktiv është i mirë për Kosovën.

 “Kjo sigurisht ka ndodhur ndonjëherë, por versioni i propozimit nga Euroaktiv më duket i mirë për Kosovën. Ajo dështon të sigurojë anëtarësimin në OKB, por thotë se Serbia nuk mund ta përfaqësojë Kosovën ndërkombëtarisht (ose anasjelltas), nuk e përmend Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (që Prishtinës nuk e pëlqen) dhe përbën një njohje diplomatike virtuale të ndërsjellë, me një misioni i përhershëm serb në Prishtinë (dhe anasjelltas)”, ka thënë Server./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua