Live

Shala: Kadri Veseli është njeriu të cilit sot i beson Drenica dhe krejt Kosova.

16:48 / 03 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka qëndruar në Korreticën e Epërme për të vizituar banorët e këtij fshati. Shala ka thënë se askush nuk mund të i’a zë vendin Kadri Veselit në Drenicë.

Statusi i plotë i Shalës:

Korretica e Epërme, si i tërë Drenasi, janë bashkuar si kurrënjëherë më parë rreth vizionit politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe liderit Kadri Veseli.

Dikur në ballë të luftës për liri dhe pavarësi – sot në ballë të proceseve reformatore për zhvillimin e vendit tonë, Kadri Veseli është njeriu të cilit sot i beson Drenica dhe krejt Kosova.

Kadri Veseli, po ashtu, beson në Drenicën, sepse e ka çuar rininë votrave të Drenicës dhe ka hëngër bukë në sofrat e Drenicës.

Askush nuk mund të pretendojë se mund t’ia zë vendin e Kadri Veselit në Drenicë.

Drenica kaherë i ka thënë PO Kadri Veselit … PO do t’i thotë edhe më 6 tetor.

#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31

Shpërndaje në

U Kopjua