Live

Shemsi Syla: 2022 ishte vit i FSK-së, më 2023 do të pranohen edhe 612 ushtarë aktiv

13:56 / 01 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se viti 2022, ish vit i suksesit për FSK-në.

Më 2022, sipas Sylës, FSK-së i janë bashkuar 840 ushtarë të rinj ndërsa për këtë vit kanë planifikuar t’i pranojnë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 pjesëtarë të komponentës rezervë.

Mes tjerash, Syla ekskluzivisht ka dhënë detaje për ushtrimin më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender-Europe’23”, ku Kosova është nikoqire, ushtrim të cilin e quan “ngjarje historike jo vetëm për forcat tona, por për gjithë vendin”.

“Jemi në përgatitje të pandërprerë në të gjitha nivelet e FSK-së për pjesëmarrje sa më dinjitoze dhe profesionale me rreth 1,300 trupa tanë në stërvitjen me të madhe të forcave amerikane me aleatë në Evropë, ‘Defender-Europe’23’. Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës”.

“Në këtë stërvitje do të validohet edhe një regjiment me njësi të tjera të specializuara që e mbështesin në stërvitje. Kjo padyshim është ngjarje historike jo vetëm për forcat tona por edhe për gjithë vendin”, tha Syla për KlanKosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua