Live

Si ushqehen kafshët?

19:13 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Është shumë me rëndësi të dihet si ushqehen kafshët

Ajo me të cilën ushqehen të tregon për atë se si e kalojnë jetën e tyre (gjuajnë edhe kafshë të tjera apo kënaqen në qetësi me fruta dhe perime), ku jetojnë dhe kur dalin për ushqim (a janë qenie që dalin për ushqim ditën apo natën).

Ne ju sjellim disa gjëra interesante mbi këtë temë

Koalat janë më të kujdesshme kur është fjala për ushqimin. Ato hanë ekskluzivisht eukalipt, por vetëm 11 nga 300 speciet ekzistuese të kësaj bime. Zgjedhin gjethe për gjethe dhe hanë vetëm pjesët më cilësore.

Gjarpërinjtë janë përgjithësisht të çuditshëm kur hanë. Shumica do të fusnin në gojë vezë të cilat janë më të mëdha se koka e tyre, dhe pastaj sheh se si vezët kalojnë nëpër trup. Dhe në fund veza do të shtypet dhe gjarpri do ta nxjerrë jashtë vetëm lëvozhgën.

Rreth ushqimit në botën e kafshëve më së shumti lodhen pinguinët afrikanë. Në ditë notojnë rreth 40 kilometra për të mbushur barkun me peshq, por nëse sezoni është i keq – detyrohen të notojnë edhe 100 kilometra për t’u ngopur.

Shpërndaje në

U Kopjua