Për sot është paralajmëruar se SBASHK-u do të dalë me qëndrimin përfundimtar nëse do ta ndërpresin grevën për të filluar mësimi më 3 tetor.
Sinjalet e para tashmë nga zyrtarë të sindikalistëve janë dhënë se mësimi do të fillojë më 3 tetor në interes të fëmijëve dhe se kjo mund të jetë ndalje e përkohshme e grevës deri në fillimvitin tjetër.
Në javën e pestë të grevës në arsim dhe në sektorin publik të administrates, drejtuesit e sindikatave janë sulmuar më gjuhë të ashpër nga mazhoranca duke u etiketuar se janë pjesë e PAN-it dhe në këtë mënyrë e dëshirojnë edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Rrahman Jasharaj në këtë periudhë ka qenë figura më e mediatizuar, duke u lakuar emri i tij nga secila media e thuajse nga çdo qytetar kosovar. Deri më tash, Jasharaj dhe sindikatat, kanë zbatuar një model interesant të vendimarrjes së demokracisë direkte, një lloj referendumi për secilën vendimarrje kur sindikatat po bisedonin në ato pak takime me zyrtarë të qeverisë.
Së fundi, nga mazhoaranca u shtuan akuzat në adresë të Jasharajt duke i thënë këtij të fundit se, e ka quajtur kryeministrin diktator e në këtë mënyrë deputetët e LVV-së e kanë shpjeguar se qëllimi i Jasharajt e i sindikatave është rrëzimi i Qeverisë Kurti.
Por, kreu i SBASHK-ut ka kundërshpejguar me insistim se, ai asnjëherë se ka pasur këtë qëllim dhe se kauzë e tij dhe e anëtarësisë ka qënë çdo herë dinjiteti i mësimdhënëse, pagat më të larta për ta dhe kushtet në përgjithësi në arsim.
Jasharaj dhe zyrtarë të tjerë të SBASHK-ut e kanë thënë në këto pesë javë, thuajse përditë se, qeveria nuk e dëshiron dialogun me ta dhe se nuk ka gatishmëri për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Partitë në opozitë i kanë mbështetur kërkesat e sindikalistëve duke e ftuar Kurtin që të gjej zgjidhje në mënyrë që të fillojë mësimi sa më parë në arsimin publik.