Live

Spahiu: Opozita nuk i druhet Kurtit, LVV e ka armik vet LVV-në

23:28 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë. 

Ai pohoi se Kurti nuk e ka armik opozitën, por armiku i tij është vet Lëvizja Vetëvendosje. Tutje ai tha se Ministrja Donika Gërvalla është një dështim dhe se nuk e ndjen Kosovën atdhetarisht.

“Jo nuk i druhet po ajo ka marrë një qëndrim të tillë që ta lejë atë, gjë që duket normale për një forcë është mbi 50% atëherë armiku me i madhe i asaj force politike është vetja e vet. Dhe në këtë rast armiket më të mëdhenj të Albin Kurtit nuk janë Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj as Memli Krasniqi por janë ministrat e tij”, pohoi ai.

“Mendoj që është një dështim jashtëzakonisht i madhe siç janë dështim shumë nga ministritë të tjera, por ajo po tenton vetëm në rastet kur përmend rastet familjare sepse ato i ka ndjerë në shpirte edhe kur flet në Londër, Kombet e Bashkuara aty bënë poetim të madh për shkakun se e ndjenë me gjithë zemër, por si duket ajo nuk është një person që është e përgatitur për të qenë Ministre e Jashtme, nuk e ndjen Kosovën mjaftueshëm atdhetarisht në mënyrë që ajo të funksionojë si një ministre e punëve të jashtme”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua